Vendosni fjalën kyçe....

Trump mbështet ndërhyrjen ndaj Iranit: Nuk mund të lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbrojtur ndërhyrjen ushtarake ndaj Iranit, duke e cilësuar si një masë të domosdoshme për të parandaluar pajisjen e regjimit me armë bërthamore, përcjell Fox News.

Gjatë një deklarate në Florida, Trump u shpreh se situata kërkon veprime të forta, pavarësisht pasojave ekonomike që mund të sjellë konflikti.

“Ne nuk mund të lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore”, tha ai, duke shtuar se kishte pritur ndikim më të rëndë në ekonomi, përfshirë tregjet financiare dhe çmimet e naftës, por sipas tij, efektet kanë qenë më të moderuara se parashikimet fillestare.

Trump theksoi se, sipas tij, kapacitetet ushtarake të Iranit janë dobësuar ndjeshëm si pasojë e zhvillimeve të fundit, duke pretenduar se vendi ka humbur një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës së tij ushtarake.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku përplasjet dhe pasiguria rajonale vijojnë të mbeten në fokusin e politikës ndërkombëtare.