
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kryer ndryshime në strukturat drejtuese në kryeqytet, duke emëruar Alban Hoxha në krye të Komisariatit nr. 6 në Tiranë.
Hoxha zëvendëson në këtë detyrë Edvin Peci. Më herët, ai ka mbajtur pozicionin e shefit të Sektorit të Krimeve në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Ai ka një përvojë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, ku ka drejtuar edhe sektorë të tjerë, përfshirë antidrogën dhe strukturat operacionale, si dhe ka shërbyer në detyra të ndryshme në qarqet Fier dhe Shkodër.