
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me dëmtimin e Urës së Milotit.
Në një reagim zyrtar, ajo thekson se bëhet fjalë për një tentativë grabitjeje.
Në njoftim thuhet se në vend janë dërguar inxhinierët për verifikimin e situatës ndërsa rasti është kallëzuar në polici.
Në fund ARRSH njofton se dëmtimi është riparuar dhe lëvizja e makinave vijon si zakonisht.
Njoftimi nga ARRSH-ja
“Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar mëngjesin e sotëm nga kompania kontraktore e mirëmabjtjes, lidhur me një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit dhe ka dërguar menjëherë inxhinierët e tij në terren për verifikimin e situatës. Nga verifikimet rezulton se fugat metalike të urës janë dëmtuar si pasojë e një tentative grabitjeje gjatë orëve të natës. Ky akt është referuar menjëherë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pasi përbën jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor. Aktualisht, dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht.”