Vendosni fjalën kyçe....

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Korçë, shoferi nga Kavaja


Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia , pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Policia e Korçës njofton se në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Stefan Bërdufi, banues në Kavajë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe SHÇBA-së në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Libonik, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Ford”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *