Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: PD do jetë alternativa qeverisëse, do ngihet edhe më e fortë


Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në prezantimin e Roland Bejkos si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë tha se “PD do të ngrihet edhe më fortë dhe do të jetë alternativa qeverisëse”.

Alibeaj u shpreh se PD do të mbrojë të gjitha vlerat e demokracisë, ndërsa tha se e drejta mund të vonojë, por do të triumfojë.

Alibeaj theksoi se “vlera të tilla si integriteti, koherenca, idealizimi, kontributi historik janë vlera që do të duhet t’i bëjmë realitet. Kjo është baza që do të ecim gjatë kësaj fushate elektorale”.

PD do të ngrihet më e fortë, është kjo sakrificë që do të triumfojë. PD do të jetë alternativa qeverisëse, pavarësisht vështirësive që kemi kaluar tashmë. Sepse është sakrifica dhe kontributi i shumë demokratëve. Ne e kemi për mision që kjo rrugë mos mbetet në mes.

Jemi sot më të bindur që vlerat tek të cilat besojmë për një PD perëndimore, vlerat e demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës janë këtu thelbi i ekzistencës së PD. Këto parime do t’i mbrojmë gjithmonë. E drejta, e vërteta edhe mund të vonojë, por një gjë është e sigurt; Do të triumfoje.

E kemi detyrim tjetër, jo vetëm për ekselencën e PD, por për riprofilizimin e së djathtës në Shqipëri, e pastër ideologjishkisht, e orientuar drejt euroatlantizmit.

Për këtë qëllim beteja që kemi për Tiranën merr një rëndësi të veçantë. Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve, është qendra ekonomike dhe politike”-tha Alibeaj.