Vendosni fjalën kyçe....

AKU bllokon mbi 7 ton djathë në Shkodër, mbyllet aktiviteti i një baxhoje



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope gjatë një kontrolli të ushtruar në subjektin “Nail Idrizi”, i cili ushtronte aktivitet baxhoje.

Sipas njoftimit zyrtar, trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit, deri në përmbushjen e standardeve të kërkuara higjieno-sanitare.

Ndaj subjektit janë marrë edhe masa administrative:

  • Gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës, në bazë të Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”.
  • Gjobë në vlerën 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.