Vendosni fjalën kyçe....

Tramvaji del nga binarët në Milano, dy viktima e 40 të plagosur (Video)


Dy persona humbën jetën dhe afro 40 të tjerë pësuan lëndime pasi një tramvaj doli nga shinat në qendër të Milanos të premten, konfirmoi një zëdhënës i zjarrfikësve lokalë.

Mjeti, pjesë e flotës më të re në shërbim në qytet, doli nga binarët në rrugën “Vittorio Veneto”, pranë Stazione Centrale di Milano, dhe u përplas me vitrinën e një dyqani.

Shërbimet e emergjencës bënë të ditur se në vendngjarje u dislokuan 13 ambulanca për transportimin dhe trajtimin e të lënduarve. Sipas një dëshmitari për Reuters, ekipet e mbrojtjes civile ngritën një tendë të përkohshme për asistencë mjekësore në terren.

Azienda Trasporti Milanesi (ATM), kompania që operon transportin publik në qytet, deklaroi se ishte “thellësisht e tronditur” nga ngjarja, shprehu ngushëllime për viktimat dhe theksoi se po bashkëpunon me autoritetet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, shkruan Reuters.