Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Depozitohen 167 milionë euro në Fondin Special të Pensioneve


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Podkastin “FLASIM” se është kryer një transferim i rëndësishëm financiar që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve, duke përmbushur angazhimet ndaj gjyshërve të Shqipërisë.

Rama u shpreh se fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 janë depozituar në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, në një shumë prej 167 milionë euro.

“Këtë javë është kryer edhe një transferim i rëndësishëm financiar që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe me ccka jemi zotuar për për gjyshet dhe gjyshërit e kësaj republike.

Sikundër e kishim paralajmëruar, fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 do të  depozitoheshin në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, gjë që sapo është bërë në një shumë prej 167 milionë euro.

Transferimi i këtyre 167 milionë eurove në këtë fond e rrit kapacitetin e sistemit për të përballuar, qoftë ato që janë zotime të marra gërmë për gërmë, shifër për shifër dhe muaj për muaj e vit për vit ndaj pensionistëve, por edhe  detyrimet afatgjata duke garantuar kështu rritjen e premtuar të pagave mujore për pensionistët, si dhe qëndrueshmërinë e sistemit”,- tha Rama.