
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njoftoi se është bllokuar plotësisht qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, deri në një njoftim të dytë.
Në njodtim bëhet me dije se ndalohet lëvizja e të gjitha mjeteve, përfshirë ato të tonazhit të rëndë, autobusët dhe automjetet e vogla. Do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë.
Si rrugë alternative për mjetet e vogla është përcaktuar aksi Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, informojmë se do të bëhet bllokimi i plotë i qarkullimit në këtë aks rrugor, deri në një njoftim të dytë.
Në zbatim të këtij vendimi:
– Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla;
– Pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks;
– Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë.
Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve.
Apelojmë për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve të dhëna nga strukturat e Policisë.
Për çdo emergjencë, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Faleminderit për bashkëpunimin.