Vendosni fjalën kyçe....

Kryetarja e Kushtetueses: Ndryshe nga gjykatat e tjera s’kemi stok çështjesh, kemi rritur transparencën


Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj tha sot se institucioni  që drejton ka rritur transparencën për publikun. 

Në një konferencë për mediat ajo theksoi se pavarësisht gjetjes së një numri të madh kërkesash gjatë vitit 2023, nuk ka pasur stok cëcshtjesh si gjykatat e tjera.

“Kemi rritur transparencën përmes transmetimit të sencave drejtpërdrejt si dhe hapjen  e faqes së Gjykatës Kushtetuese në Facebook. Guida e udhërrëfyesit të jurisprudencës ishte diçka e munguar dhe një element tejet i rëndësishëm. Gjykata Kushtetuese gjatë vitit në vijim do organizojë tryeza me diskutime të natyrës kushtetuese. Një tjetër nismë ka qenë sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve. Kemi pasur 452 kërkesa përgjatë 2023 në Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk ka stok të çështjeve të prapambetura si gjykatat e tjera. 6 vendime janë kërkesa të paraqitura nga një grup deputetesh, 3 nga organizatat, 2 nga gjykatat dhe 59 nga individë. Ndërkohë, 30 vendime janë marrë unanimisht, ndërsa 40 me shumicë votash. Edhe pse me buxhet te pamjaftueshëm, Gjykata mori disa nisma për disa drejtime. Miratoi rregullore për funksionimin e gjykatës. Miratoi rregulloren për komunikimin e gjykatës me mediat.”, tha Zaçaj.