Vendosni fjalën kyçe....

“Berisha të mbajë përgjegjësi, po sillet si Basha. Demokratët po shpërfillen” – Salianji


Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka bërë thirrje nga Berati që drejtuesit e partisë të mbajnë përgjegjësi për rezultatet në zgjedhje.

Përkundër qëndrimeve kundër të selisë blu, ai i ka vijuar takimet në bazë ndërsa theksoi se Berisha po i shpërfill demokratët duke u sjellë njësoj si Basha.

“Askush faktikisht nga lidershipi i PD-së nuk do që të mbajë përgjegjësi. Pa diskutim, kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, duke mos i vënë bisht demokratëve që kanë mbajtur përgjegjësi dhe e kanë respektuar. Ne duam që PD të jetë forcë qeverisëse në Shqipëri. Njësoj si i biri i vetë politik Basha, edhe kryetari aktual, funksionon thuajse njësoj, me të njëjtat vese, me të njëjtat gabime, me të njëjtën mënyrë të shpërfilljes së demokratëve. Raporti ndërkombëtar është më i keq se ç’ka qenë në të kaluarën. Ne, të nderuar miq, e dimë se Edi Rama përmbyset nga fuqia e njerëzve të bashkuar, por edhe me ndihmën e SPAK-ut që po e dërmon. Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm duke bashkuar opozitën dhe qytetarët rreth saj.Partia Demokratike duhet të fitojë tdhe duhet të bëjmë një zgjedhje të qartë: të qëndrojmë peng i së shkuarës apo të hapim rrugën për një brez të ri. Të gjithë proceset po pilotohen, flasin për hapje dhe bashkim, ndërkohë përjashtohen të rinjtë nga garat, përjashtohen anëtarët nga anëtarësia.”– tha Salianji.