Vendosni fjalën kyçe....

8 mijë persona evakuohen nga spitali në jug të Gazës


Rreth 8,000 njerëz janë evakuuar dje nga spitali al-Amal në Gazën jugore, duke përfshirë të moshuarit.

“Situata humanitare në Rripin e Gazës është përtej katastrofike,” tha Tommaso Della Longa, zëdhënës i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFCR), në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“8,000 njerëz të zhvendosur që ishin strehuar në spitalin tonë të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis, Al-Amal, u larguan nga spitali të hënën.

“Janë ende rreth 100 persona të moshuar dhe invalidë që nuk kanë janë larguar nga spitali, 80 pacientë dhe 100 staf dhe vullnetarë. Ata vazhdojnë të jenë brenda”, tha ai.

Rripi i Gazës është nën rrethim dhe i shkatërruar pas katër muajsh lufte midis Izraelit dhe Hamasit palestinez, një konflikt i shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i grupit islamik ndaj Izraelit më 7 tetor.