Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës/ Gjykata e Tiranës cakton ‘detyrim paraqitje’ për 19 të ndaluarit


Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurimit personal “detyrim paraqitjeje” për 19 protestues, të dyshuar se në protestën e 24 janarit, të organizuar nga Partia Demokratike në kryeqytet, janë autorët e hedhjes së koktejeve molotov dhe fishekzjarreve drejt Kryeministrisë.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar masën e arrestimit në burg për 5 persona, arrest në shtëpi për 5 të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për 9 protestues.

Gjatë seancës, u raportua një incident në hollin e Gjykatës Penale, ndërsa gjyqtarët ishin të tërhequr për të diskutuar vendimin.

Avokatët e të arrestuarve për protestën e 24 janarit pretenduan se u provokuan nga një person, duke krijuar tension në ambientet e gjykatës.