Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Në Kuvend të pranishëm 4934 delegatë, çdo vendim që merret sot është i ligjshëm


Kreu i komisionit drejtues të Kuvendit, deputeti Këlliçi, tha se në stadium pas verifikimit ndodhen 4934 delegatë duke mbërritur kuorumin e nevojshëm për marrjen e çdo vendimi.

“Numri total i delegatëve të PD-së është 7646. Numri i delegatëve është shumë më i lartë se i atyre që duhen për të thirrur Kuvendin. Të pranishëm janë 4934 delegatë dhe Kuvendi është krejt i ligjshëm edhe është arritur kuorumi i nevojshëm për të marrë vendime të ligjshme. Për të thirrur Kuvendin duhen firmat e ¼ anëtarëve të Kuvendit.” – tha Këlliçi.