
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat, deklaroi se fati politik i kryeministrit Edi Rama përcaktohet nga Belinda Balluku, duke e akuzuar qeverinë për ushtrim presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Berisha tha se Rama po përpiqet me çdo kusht të mbrojë Ballukun, duke treguar se kjo e fundit i ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Spiropalit nga detyra e ministres së Jashtme.
Ai u shpreh se këtëshembull e dha për të treguar plotfuqinë e Ballukut ndaj Ramës.
“Fati i Edi Ramës në galloshet e Lubi Ballukut.
Fati i Edi Ramës përcaktohet tërësisht nga Lubi Balluku dhe ka krijuar një situatë të paimagjinueshme.
Një presion të gjithanshëm banditesk, publik, privat ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Edi Rama kërkon me çdo kusht të mbrojë Lubinë, pasi ajo i betohet çdo ditë që në krah do të kem ty në qoftë se më lëshon.
Akti i fundit i saj, kërkon largimin e menjëhershëm të Spiropalit nga detyra e ministres së Jashtme, pasi sipas saj, ajo po ha dardha pas shpine.
Dhe kjo po ndodh dhe do ndodhë.
Ua dhashë këtë shembull jo për t’u marrë me intrigat mes tyre, por për të treguar plotfuqinë e Lubisë ndaj Ramës.
Ajo ka realizuar çdo gjë, siç faktojnë mesazhet, 6500 mesazhe në dosje, dy të tretat e të cilave lidhen direkt me Ramën, ka zbatuar vetëm urdhrat e saj”, u shpreh Berisha.