
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë urimin e tij për besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
Në një prononcim për mediat nga Katedralja “Ringjallja e Krishtit”, Berisha theksoi rëndësinë e kësaj feste si një moment reflektimi, besimi dhe shprese për të gjithë shqiptarët.
Ai u shpreh se Krishtlindja duhet të shërbejë si një frymëzim për më shumë mirëkuptim, solidaritet dhe besim në të ardhmen.
“Uroj çdo shqiptar që këtë ditë ta festojë me besim dhe shpresë për Krishtlindje më të mira në vitin e ardhshëm. Le të jetë kjo festë një moment që na bashkon dhe na jep forcë për të përballuar sfidat që kemi përpara. Gëzuar!”, u shpreh kreu i PD-së.