Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh qeverinë ndërsa SPAK shkon në Këshillin e Mandateve për Ballukun



Teksa sot priten zhvillime të rëndësishme politike, me Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit që do të diskutojë kërkesën e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar.

Pamjet nga godina e qeverisë tregojnë ministrat duke hyrë për takimin e rregullt, ndërsa mbledhja e Këshillit të Ministrave ka nisur në orën 10:30.

Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, ka shkuar në Këshillin e Mandateve i shoqëruar nga prokurorët e çështjes, Dritan Prenci dhe Dorina Bejko, për të ndjekur nga afër shqyrtimin e kërkesës.