
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, ku marrin pjesë liderët e rajonit dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian.
Në nisje të agjendës, Rama u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.” – të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola.