Vendosni fjalën kyçe....

“Mbylle!” – Brad Pitt-it i ndërpresin fjalimin se foli tepër (VIDEO)


Brad Pitt është ndeshur me një situatë të sikletshme ditën e djeshme, pasi e kanë detyruar të ndërpresë një fjalim.

Ylli i Hollywood-it po fliste për nevojën që Muzeu i Artit në Los Angelos kishte për fonde shtesë, por koha e tij mbaroi dhe iu bë me shenjë në mënyrë të paqartë që ta mbyllte fjalën.

Pitt vazhdoi të fliste derisa kryetarja Janice Hahn u ngrit dhe i tha ta mbyllte me aq.

Pitt po fliste me entuziazëm për arkitektin Peter Zumthor kur Hahn ndërpreu, duke i thënë: “Më dhemb shumë të them ta mbyllësh z. Pitt. Më vret ta them këtë, por mbylle!”

Dhe e gjithë salla ia plasi në të qeshura. “Ne aktorët vuajmë nga llafazanëria”, tha Pitt. Por Hahn ndërhyri sërish duke thënë që “Ne flasim vetëm një herë këtu, faleminderit që ishit sot këtu zoti Pitt.”

Pavarësisht se fjala iu ndërpre, Pitt ia arriti qëllimit pasi shuma e parave me 9 shifra u aprovua. “Mirror” shkruan se projekti për të ridizenjuar Muzeun e Artit në Los Angelos shkon në rreth 650 milionë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *