
Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, e quajti vendimin e Lituanisë për të mbyllur kufirin një “mashtrim të çmendur”, duke akuzuar Vilniusin se po zhvillon një “luftë hibride”, përcjell REL.
Kryeministrja lituaneze, Inga Ruginiene, deklaroi të hënën se shteti i saj do të qëllojë balonat me kontrabandë përgjatë kufirit me Bjellorusinë, të cilat herë pas here kanë ndërprerë trafikun ajror.
Agjencia shtetërore bjelloruse BELTA raportoi se Lukashenko i konsideron këto balona një justifikim absurd dhe u tha se dislokimi i sistemit raketor rus, Oreshnik, në Bjellorusi nuk është një veprim agresiv, por synon vetëm sigurimin e vendit.
Disa persona u arrestuan në Lituani gjatë përpjekjeve për të marrë cigaret e vendosura në balona gjatë incidentit të javës së kaluar, që çoi në mbylljen e disa aeroporteve. Lukashenko tha gjithashtu se Bjellorusia dhe Rusia nuk kanë qëllim të rrisin tensionet me Evropën.
Mosmarrëveshjet mes Lituanisë dhe Bjellorusisë janë të hershme, kryesisht për shkak të strehimit që Vilniusi ofron për anëtarët e opozitës bjelloruse në mërgim.