
Një aksident rrugor është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht është transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i plagosuri është nisur me urgjencë drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e drejtuesit të mjetit apo shkakun e saktë të daljes nga rruga.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në aksin Kukës-Morinë, ku shpeshherë raportohen aksidente për shkak të shpejtësisë apo kushteve të vështira atmosferike.