
Vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk jetonte me partneren e tij transgjinore, thanë zyrtarë të lartë të FBI-së për Fox News. Zyrtarët e Byrosë konfirmuan se Tyler Robinson, 22 vjeç, ishte në një “marrëdhënie romantike” me personin e paidentifikuar, i cili është një mashkull që po kalon fazën e tranzicionit nga mashkull në femër dhe se ata jetonin në një apartament në Saint George, Utah. Këta zyrtarë të FBI-së i thanë Fox News se partnerja e Robinson po bashkëpunon plotësisht me hetimin e FBI-së.
Një zyrtar i FBI-së i tha Fox News se individi ka qenë “jashtëzakonisht bashkëpunues” dhe tha se “nuk e kishte idenë” se Robinson dyshohet se po planifikonte të vriste themeluesin e Turning Point USA. Personi në fjalë nuk akuzohet për ndonjë veprimtari kriminale në lidhje me vrasjen.
Zyrtarët e FBI-së i thanë Fox News se FBI-ja kishte mesazhe me tekst dhe komunikime të tjera midis Robinson dhe partnerit të tij që i ndihmuan agjentët e FBI-së të përqendroheshin te Robinson. Zyrtarët thanë se FBI-ja mori prova nga apartamenti i tyre, përfshirë kompjuterë, të cilat i janë dërguar Quantico-s për shqyrtim. FBI-ja nuk pranoi të komentojë nëse partneri i Robinson-it do të akuzohej për krim.
“FBI-ja po heton një numër rekord informacionesh,” tha një zëdhënës i FBI-së.
“Çdo lidhje, çdo grup, çdo lidhje do hetohet dhe kushdo që është i përfshirë në këtë çështje, kudo që të jetë në botë, do sillet para drejtësisë.”
Apartamenti që Robinson dhe partneri i tij ndanë ndodhet në të njëjtin komunitet në jug të Utah ku jetojnë prindërit e Robinson-it. Është afërsisht katër orë larg Universitetit të Utah, ku dyshohet se Robinson qëlloi Kirk-un.

Kirk u vra të mërkurën ndërsa fliste para një turme në kampusin e shkollës në Orem. Autoritetet besojnë se një e shtënë e vetme u qëllua nga çatia e një ndërtese rreth 180 metra larg. Kirk ishte 31 vjeç, i martuar dhe baba dy fëmijëve të vegjël.
Pak çaste para se autori i dyshuar Robinson të qëllonte Kirk, një anëtar i audiencës e pyeti Kirk-un: “A e dini se sa amerikanë transgjinorë kanë qenë vrasës masivë gjatë 10 viteve të fundit?”
Kirk u përgjigj: Shumë.
Kirk u pyet më pas: A e dini se sa vrasës masivë ka pasur në Amerikë gjatë 10 viteve të fundit?
Kirk u përgjigj: Duke numëruar apo jo dhunën e bandave?
Më pas Kirk u qëllua për vdekje.
Ishte babai i Robinson, që e dorëzoi atë tek autoritetet. Ai i tha FBI-së se e njohu djalin e tij nga pamjet video të cilat Drejtori i FBI-së Kash Patel urdhëroi që të bëheshin publike ndërsa zhvillohej kërkimi 33-orësh.
Burimi i tha Fox Neës se kur Robinson mbërriti në shtëpinë e babait të tij, ai tha se donte të vriste veten. Ndërkohë, pushka që FBI beson se është përdorur për të vrarë Kirk, kishte municion të mbishkruar me mesazhe antifashiste.
Guvernatori i Utah, Spencer Cox, e konfirmoi mesazhin në një konferencë për shtyp të premten, duke thënë se hetuesit zbuluan mbishkrime në gëzhojat e gjetura me një pushkë pranë kampusit.