
Një aksident në gadishullin Jukatan të Meksikës vrau 15 persona të shtunnën, sipas ministrit për Sigurinë Publike, raporton Reuters.
Aksidenti, i cili ndodhi në autostradën midis Meridës dhe Campeche, vrau udhëtarët që udhëtonin në një rimorkio, një makinë dhe një taksi.
“Ne shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për familjet e prekura gjatë këtij çasti të dhimbshëm”, tha Guvernatori i Jukatanit, Joaquin Diaz Mena, në një deklaratë në X.