Vendosni fjalën kyçe....

KQZ certifikon Listën e Votuesve për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit


Sot pasdite, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës për certifikimin e Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale të Kryetarëve të Komunave dhe Kuvendeve Komunale, të planifikuara më 12 tetor 2025.

Në mbledhje do të shqyrtohen gjithashtu rekomandimet për formulën e këshillave të vendvotimeve, numrin maksimal të votuesve dhe vendvotimeve me kusht, si dhe përmbajtja dhe dizajni i fletëvotimeve dhe broshurave të kandidatëve.

Ky është rendi i plotë i mbledhjes së sotme:

 

 

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr.51, 52, 53 dhe 54/2025;Këshillat e KQZ:

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës së këshillave të vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2025;

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës se ekipeve te numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime për Zgjedhjet Lokale 2025;

3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht për Zgjedhjet Lokale 2025;

3.1.5. Certifikimi i Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025;

3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2025;

3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i përmbajtjes dhe dizajnit final të fletëvotimeve dhe broshurave të kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025;

3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për mbikëqyrjen e procesit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave dhe listës së votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025.