Vendosni fjalën kyçe....

Malltezi lirohet nga arresti shtëpiak, refuzohet dorëheqja e gjyqtares Ulliri


Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i akuzuar për privatizimin e “Partizanit”, është liruar nga “arresti në shtëpi” pas afro dy vitesh, me garanci pasurore prej 3 milionë lekësh.

Në të njëjtën seancë u rrëzua edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për tërheqje nga trupa gjykuese.

Malltezi bashkë me Berishën dhe Fatmir Bektashin përballen me akuza për korrupsion dhe pastrim parash nga SPAK.