Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuzon për manipulim të votës së diasporës: DHL dhe Posta Shqiptare bashkëpunuan me qeverinë



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet e 11 majit si të manipuluar dhe kriminal.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se kompania ndërkombëtare DHL, e kontraktuar për dërgimin dhe kthimin e fletëve të votimit nga jashtë vendit, ka shkelur kontratën me urdhër të qeverisë dhe ka bashkëpunuar me persona të lidhur me Partinë Socialiste. Ai pretendoi se zarfe të votimit janë plotësuar në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë dhe ish-punonjës të ambasadave.

DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë që bashkëpunuan ngushtë me PS. Segmenti shqiptar i DHL funksionoi sipas urdhrave të Edi Ramës,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, mijëra vota nuk janë hedhur nga qytetarët e diasporës, por janë plotësuar nga struktura të partisë në pushtet, duke përfshirë edhe Postën Shqiptare, të cilën Berisha e quajti “dorën e zezë” të këtij operacioni.

Ky është një proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë, që kurrë nuk do të njihet e nuk do të pranohet nga ne,” përfundoi kreu i PD-së.