Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Macron mbërrin në Tiranë për Samitin, pritet me përqafim nga Rama


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ishte i fundit nga liderët europianë që mbërriti në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama priti pjesëmarrësit e Samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili po zhvillon punimet sot në Tiranë.

Macron u përshëndet ngrohtësisht me kryeministrin shqiptar, me një përqafim miqësor, por ndryshe nga disa prej liderëve të tjerë, ai nuk dha një prononcim për mediat. Samiti mblodhi drejtues të lartë nga e gjithë Europa për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta të kontinentit, duke përfshirë sigurinë, energjinë dhe integrimin europian.