Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta: T’i referohemi ligjit, përtej emocioneve dhe bindjeve politike


Është mbledhur përsëri sot Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve kushtetuese nga presidenti Ilir Meta, për procesin e shkarkimit të tij.

Kujtojmë se një ditë më parë Meta refuzoi që të paraqitet duke theksuar se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit. 

Në mbledhjen e sotme, kreu i këtij komisioni, Alket Hyseni bëri thirrje që anëtarët e këtij komisioni duhet t’i referohen vetëm ligjit dhe të respektojnë Kushtetutën, duke kaluar përtej emocioneve dhe bindjeve politike.

“Në bazë të provave të administruara, postimeve të ndryshme, pamjeve filmike, reagimet e komuniteteve, që të gjykohet mbi bazë të respektit të Kushtetutës, të ligjeve të Republikës dhe të jemi sa më objektiv, përtej emocioneve dhe bindjeve politike dhe përkatësisë politike të secilit nga ne.”- tha Hyseni.

Komisioni Hetimor pritet që të hartojë sot një raport paraprak në lidhje me provat e mbledhura për shkarkimin e presidentit Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *