Vendosni fjalën kyçe....

Mbahen sot homazhet për Margarita Xhepën, ikonën e kinematografisë shqiptare



Sot në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahen homazhet në nder të aktores së madhe Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta dje, në moshën 91-vjeçare.

Ceremonia do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 13:00, ku familjarë, miq dhe artdashës do t’i japin lamtumirën një prej figurave më të shquara të teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Gjatë karrierës së saj të gjatë, Xhepa interpretoi mbi 150 role në teatër, duke lënë një trashëgimi të vyer në artin shqiptar.