
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) zhvillon sot seancën për drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, pas kërkesës së kreut të SPAK, Altin Dumani, për shkarkimin e tij.
Dumani e akuzon Shehajn për shkelje të rënda profesionale, si pushimi i hetimeve pa bazë ligjore dhe mosmarrja e masave të sigurisë ndaj të dyshuarve për korrupsion, raporton BW.
Nga ana tjetër, avokati i Shehajt mohon akuzat dhe mbron ligjshmërinë e vendimeve të tij.