Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Koresë së Jugut pas shkarkimit: Më vjen keq


Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij nga detyra, ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka reaguar përmes një mesazhi.

Në deklaratën e tij, Yoon u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve që e mbështetën, ndërsa pranoi se nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e tyre.

“Të dashur qytetarë, ka qenë një nder i madh të punoj për Republikën e Koresë.

Ju falënderoj thellësisht të gjithë ju që më keni mbështetur dhe inkurajuar, pavarësisht mangësive të mia të shumta.

Më vjen shumë keq që nuk arrita t’i përmbush pritshmëritë tuaja,” shkruan Yoon.

Ai e mbyll mesazhin me një lutje për të ardhmen e vendit: “Unë gjithmonë do të lutem për Republikën tonë të dashur të Koresë dhe qytetarët e saj./The Guardian