
Fanellat e veshura nga Michael Jordan dhe Kobe Bryant në ndeshjet e para të karrierës së tyre në NBA mund të shiten për miliona dollarë kur të dalin në ankand këtë pranverë.
Ato pritet të kapin 20 milionë dollarë, sipas një njoftimi për shtyp nga Sotheby’s. Shtëpia e ankandeve tha se pret që çdo fanellë mund të shitet rreth 10 milionë dollarë, shkruan CNN.
“Fanellat e para të karrierës së Michael Jordan dhe Kobe Bryant në NBA nuk janë thjesht kujtime; ato janë simbole të qëndrueshme të ambicieve, aftësive dhe vullnetit që përcaktuan karrierën e tyre legjendare,” tha Brahm Wachter, kreu i koleksioneve moderne në Sotheby’s.
Uniforma e nënshkruar e Michael Jordan e veshur në vitet 1980 është një “njëbrirësh” që rrallë gjendet në treg, tha Sotheby’s.
Shtëpia e ankandeve tha se MeiGrey, një kompani e specializuar në vërtetimin dhe shitjen e relikeve sportive, ekzaminoi 130 fanella që pretendohej se i përkisnin Jordan, porzbuloi se vetëm katër ishin autentike.

