Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja: Vaksina Rilindja ka vdekshmëri shumë të lartë


Fatos Lubonja duke komentuar procesin e vaksinimit në Shqipëri tha se po ecën shumë ngadalë.

Më tej ai deklaroi se vaksina rilindja ka vdekshmëri më të lartë.

Lubonja e cilësoi kriminale lënien e vendit në këtë situatë kriminale.

Ka rëndesë, por jo vetëm rëndesë. Ecja e vaksinimit ka ngadalësuar në disa shtete. në Izrael, SHBA, madje edhe në Izrael ka ecur vaksinimi. Unë këtu shoh një situatë, ku vaksina Rilindja bëhet me ritme më të shpejta sesa vaksina Pfizer që mund të na sjellë qeveria kushedi se kur.

Vaksina Rilindja ka vdekshmëri shumë të lartë, d.m.th vaksinohesh duke marrë virusin. Lënia e vendit në këtë situatë është kriminale. Edhe qeveria italiane e re do që të nxjerrë situatën nga situata e koronavirusit. Ka papërgjegjshmëri për situatën e Covid, por shihen vetëm zgjedhjet, gara për pushtet. Edhe ai popull jemi, që mbyteshim në Adriatik. E shoh situatën shumë dëshpëruese”-tha Lubonja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *