Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Manastirliu urojnë nisjen e shkollës, 2012-2022 u mbyllën 295 shkolla, këtë vit 125 mijë nxënës më pak se 10 vite më parë


Kryeministri Rama e ministrja e Arsimit Manastirliu uruan sot nisjen e vitit të ri shkollor. Sot në bankat e shkollës ulen për herë të parë 28 mijë nxënës.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit e prindërit e Shqipërisë, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur”, shkruan Rama.

Ndërkohë ministrja Manastirliu përveç urimit shkruan se 25 shkolla të reja kanë hapur dyert në vend për të pritur nxënësit. Sipas shefes së arsimit, janë ndërtuar ose rikonstruktuar 100 shkolla dhe objekte të tjera arsimore për këtë vit.

Sipas INSTAT në në vitet 2012-2022 në Shqipëri janë mbyllur 295 institucione të arsimit të detyrueshëm me numrin që ka zbritur nga 1346 në 1051 që ishin në vitin 2013.

Mbyllja e shkollave ka ardhur kryesisht nga ulja e shpejtë e numrit të nxënësve. Sipas INSTAT, nga viti 2011 më 2023, numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%. Ndikimin më të madh e kanë pësuar zonat rurale.

Dukuria e tkurrjes së nxënësve është e shtrirë në të gjitha nivelit e arsimit, bazë, parauniversitar dhe universitar.

Në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin zyrtar 533.711 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,7 %, krahasuar me një vit më parë. 

Këtë vit në shkollat e vendit janë regjistruar 155 mijë nxënës më pak se dhjetë vite më parë, sipas të dhënave zyrtare.