Vendosni fjalën kyçe....

Fitorja e Tavos në Himarë, Meta mesazh Ramës: Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë


Kreu i PL Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ditën e sotme, nuk ka zgjedhur që të komentojë zgjedhjen e Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës.

Vangjel Tavo vite më parë ka qenë edhe ish-deputet dhe ish- ministër i LSI, por kreu i PL zgjodhi që të mos jap asnjë koment për fituesin e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama për konsensus për grabitjen e pronave në jug të vendit.

Nuk kam asnjë mesazh për të, por për grabitësin e bashkisë së Himarës, për Ramën e kam një mesazh që të gjitha këmbimet dhe shkëmbimet që bënë për të fshehur aktet e rënda të tradhtisë kombëtare e për të bërë konsensus për grabitjen e pronave në jug, Dhërmi e Vuno nuk do të funksionojë”, tha ai.

I pyetur mbi programin me 5 pika të Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli me bindje të plotë se ai është plotësisht i realizueshëm.

“Programi ynë me 5 pika është 100 për qind i realizuareshëm dhe ne kemi marr modelet më të mira nga vende të tjera. Ne s’do të bëjmë Tunele si ai i Llogarasë, për të cilin u fry kostoja akoma pa filluar. Nuk do bëjmë rrugë si ajo Kolonjë- Ersekë, që u shemb dhe tani gjoja është bërë, por ajo është me rrezikshmëri të madhe”, tha ai.