Dy automjete kanë marrë flakë mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:05, në lagjen “15 Tetori.
Policia bënë me dije se fillimisht ka rënë zjarr te automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. Ç., i cili ka qenë i parkuar.
Në afërsi të mjetit tip “Mercedes”, mori flakë edhe automjeti tip “fugon”, në pronësi të shtetasit V. K., 57 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.