Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Me inceneratorët do merrem vetë, Rama është përgjegjësi


Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se me aferën e inceneratorëve do merret personalisht vetë duke thënë se drejtësia është peng i pushtetit.

Meta theksoi se po pret reagimin e drejtësisë për të zbardhur çështjen.

Kemi një drejtësi që prej kohësh ka rënë në gjunjë para shumicës dhe presionit politik. Mjafton të shohim aferën e tmerrshme të inceneratorëve për të kuptuar se ku ndodhet sot drejtësia.

Do ketë një ridimensionim dhe përshkallëzim të veprimit opozitar, për këtë të jeni të sigurt dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse duhet një vullnet i ri politik në Shqipëri për ndryshime të vërteta.

Për të zgjuar pikërisht qytetarin shqiptar dhe për t’i thënë atij që është ai Zot i këtij vendi. Drejtësia është në gjunjë para pushtetit. Ose do të ngrihet, ose në rrënojat e saj do ngrihet një drejtësi e re.

Me çështjen e hetimit të inceneratorëve do merrem vetë. Pres reagim të përgjegjshëm nga drejtësia, por nëse ky reagim vonon atëherë me këtë zbardhjen e kësaj çështje do merrem vetë. Do të ftoj shoqërinë civile për ta diskutuar, nuk mund të tolerohet. Çfarë ka bërë më shumë mafia në Itali që merrej me plehrat. Pres që të reagojë shoqëria civile, patjetër që do të merrem vetë, kur të bjerë shteti. Inceneratorët është përgjegjësi e qeverisë, e kryeministrit, e ministrave. Tani do të na paraqesë dy-tre raste me regji qendrore”,tha Meta.