Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi falënderon 5004 delegatët dhe anëtarët e PD-së: Mirënjohje demokratëve që japin dhe nuk marrin nga PD-ja, sot zgjodhën të ardhmen


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në përfundim të Kuvendit të PD-së.

Ai ka falënderuar 5004 delegatët që morën pjesë dhe anëtarët e pranishëm në Kuvend.

Ai shpreh mirënjohje për sakrificën e demokratëve duke theksuar se ata “vetëm i japin PD-së dhe nuk marrin asgjë”.

Një falënderim nga zemra për secilin prej 5004 delegatët, si dhe për çdo anëtar të PD që iu bashkua dhe mbështeti sot Kuvendin Kombëtar të PD. Mirënjohje për sakrificën e të gjithë demokratëve që vetëm japin dhe nuk marrin nga PD! Sot demokratët zgjodhën të ardhmen!”-shkruan Bardhi.