Vendosni fjalën kyçe....

Mustafa mesazh Kurtit: S’ka zgjedhje të reja, Vetëvendosjes i ka mbetur në duar mocioni ndaj qeverisë


Kreu i LDK-së, Mustafa, ka thënë para takimit me aleatët të parashikuar për pasditen e sotme se shumica nuk u trembet zgjedhjeve por për nuk ka asnjë sinjal se do zhvillohen.

Deklarata e tij vjen teksa pak javë më parë, Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e firmave për të arritur një mocion mosbesimi për qeverinë Hoti.

“Sa i përket iniciativës së VV për mocion, ne nuk kemi asnjë telash të shkojmë në zgjedhje në momentin që vendos shumica. Unë nuk shoh dispononimin e shumicës për rrëzim të qeverisë dhe zgjedhje të tjera. Prandaj mocioni bie që është sfidë për Vetëvendosjen dhe jo për LDK-në, sepse atyre iu kanë mbetur letrat në duar.” – tha Mustafa.

Ai tha gjithashtu se në LDK nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit.

“Në LDK nuk është trajtuar çështja e presidentit dhe nuk do të trajtohet derisa nuk sfidohemi me mandatin kushtetues, prandaj edhe nuk kemi kurrfarë kundërshtimesh, por as pajtimesh me askënd.” – ka shtuar Mustafa.