Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu fiton ndaj Kastriotit në luftën për mbijetesë


Skënderbeu ka marrë një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Superligë ndaj Kastriotit.

“Ujqërit e Dëborës” fituan në Korçë me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Ku goli i Mensah për vendasit u barazua nga Greca.

Golin e fitores për juglindorët u shënua nga Meksi në minutën 68’.

Me këtë fitore Skënderbeu qëndron në vendin e 8 me 14 pikë në zonën e nxehtë mes qëndrimit në Superiore dhe kalimit në Kategorinë e parë.