Google do të paguajë të drejtat e agjencisë franceze të lajmeve Agence France Presse (AFP) nëse përdor lajmet, videot dhe fotografitë e prodhuara nga agjencia.
Google dhe AFP nënshkruan një marrëveshje pesëvjeçare. Në këtë kuadër, nëse kompania e teknologjisë përdor përmbajtjet dhe lajmet e prodhuara nga AFP, ajo do të paguajë agjencinë brenda kornizave të përcaktuara nga Autoriteti Francez i Konkurrencës.
Fabrice Fries, Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit të AFP-së, tha në një deklaratë se kjo marrëveshje mbulon të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe të gjitha gjuhët në të cilat agjencia transmeton.
Duke theksuar se marrëveshja është nënshkruar si rezultat i një “përpjekjeje” të gjatë, Fries theksoi se në këtë mënyrë ata mund të nënshkruajnë marrëveshje të ngjashme me platforma të tjera.
Drejtori i Përgjithshëm i Google France, Sebastien Missoffe, deklaroi gjithashtu se marrëveshja me AFP-në tregon gatishmërinë e tyre për t’u takuar në një terren të përbashkët me agjencitë e lajmeve dhe organizatat e shtypit në Francë.