Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, konkretisht tek Ura e Çerkezës. Dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin rreth orës 16:45, duke shkaktuar një viktimë në vendngjarje.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga aksidenti ka humbur jetën një prej drejtuesve, shtetasi me iniciale Q. T., rreth 42 vjeç.
Drejtuesja e mjetit tjetër të përfshirë në përplasje, shtetasja me iniciale A. P., ka shpëtuar dhe është shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe zbardhjen e dëshmisë së saj.
“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T., ndërsa drejtuesja shtetasja A. P. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, bëri të ditur Policia e Tiranës në informacionin e parë paraprak për mediat.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar dinamikën e plotë të përplasjes dhe rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik
