Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tronditëse ku Klodian Çalamani vrau 8 vjeçarin në Fier.
Raportimet fillestare bëjnë me dije se autori qëlloi të miturin me lopatë, pasi e kishte rrëmbyer. Gjatë kësaj kohe mësohet se i mituri ka qenë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit.
Pasi e ka rrëmbyer, Klodian Çalamani e ka vrarë 8-vjeçarin me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e fundit.
Në të kaluarën e tij Çalamani ka qenë përsëritur për një ngjarje të ngjashme pasi ka rrëmbyer dhe ka kërcënuar një të mitur ku dhe është dënuar me 4 vite burg.