Vendosni fjalën kyçe....

Rama pranon audion me fjalë banale: Nuk jam i rënë nga qielli, çohu dhe thuaj që dhe ty nuk të ka shkarë gjuha në komunikim privat


Mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha kanë vijuar replikat mbi etikën dh fjalorin publik.

Pasi Basha i nxori bisedën me një të ri ku Kryeministri e shantë, Rama në replikën e tij ka pranuar komunikimin po ka thënë se nuk është i rënë nga qielli.

“Harrove që parlamentin Lulzim e ndjekin të gjitha moshat. Ku është ky kujdesi për njerëzit, po kujdesi jot për të gjitha gratë ku është? Ai është komunikim im, patjetër. Unë nuk jam i rënë nga qelli, por nëse këtu ka një burrë të çohet dhe të thotë që asnjëherë në jetën e tij, në një komunikim privat nuk e ka parë gjuhen ti shkasë në atë fjalë që unë përmenda, atëherë le të çohet. Çohu ti këtu dhe thuaj që në një komunikim privat ty nuk të ka shkarë gjuha. Njësoj siç bëtë më foton lakuriq që e nxorët për të më larguar me njerëzit më shumë më afruat.

Ti kujton se duke nxjerrë atë përgjim të një komunikimi privat…unë flas këtu për komunikimin publik, që nuk duhet ta humbasim toruan”-tha Rama ndër të tjera.