Vendosni fjalën kyçe....

Tritol banesës së babait të Leonard Dukës në Tiranë


Majtas Santiago Malko, në mes Ervis Martinaj, djathtas Leonard Duka

Një sasi tritoli i është vënë gjatë natës banesës së babait të Leonard Dukëse Elis Dukës, rivalëve të Ervis Martinajt.

Lënda plasëse në banesën e Mehmet Dukës ka shkaktuar dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të një pallati pranë Institutit të Fizikës Bërthamore.

Leonard Duka është arrestuar me 14 shkurt 2023 në Belgjikë. Ai dhe i vëllai ishin shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Vëllezërit Duka kanë qenë rivalë të Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej shumë kohësh.

Njoftimi

“Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.”