Vendosni fjalën kyçe....

U kapen 96 kilogramë kanabis, katër të arrestuar në Shkodër


Katër persona janë arrestuar në Shkodër pasi akuzohen për prodhim e shitje lëndësh narkotike. Ata janë prangosur në kuadër të operacionit të koduar ‘Bzheta’.

Në pranga kanë rënë Prel Zefi 30 vjeç e Albert Logu 21 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Pllum Fusha 37 vjeç banues në fshatin Grudë e Re si dhe Besnik Bludaj, 40 vjeç banues në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

Sipas policisë, personat janë kapur duke transportuar një sasi prej rreth 96.5 kilogramë kanabis drejt Shkodrës.