Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku i kthehet ministres Ibrahimaj: Po paguajmë koncesione për shërbime që s’janë kryer


Nënkryetarja e PD-së, Tabaku, është përplasur me ministren e Financave, Ibrahimaj gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë.

Deputetja demokrate, Tabaku, i tha ministres së se shumë kompani koncesionare kanë marrë pagesa pa kryer shërbimet.

Ajo tha se janë të paktën pesë të tilla, për të cilat buxheti po paguan për shërbime të pakryera.

“Kjo qeveria ka shpenzimet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë, por këtë nuk e shoh farë të reflektuar në politika. Një rritje e tillë e shpenzimeve publike e papërkthyer në prioritete është një shqetësim shumë i madh janë fondet për arsimin profesional. Fondi i përndjekurve politikë, përmbytjet. Shqetësimi më imazh janë PPP. Shqetësimi më i madh në këtë buxhet janë kontratat koncesionare. KLSH thotë për të paktën 5 kontrata koncesionare 4 prej tyre në shëndetësi, ne jemi duke paguar pa u kryer shërbimi. Kontratat koncesionae të përmenduar nga KLSH, ne nuk kemi asnjë marrje masë, por vijojmë pagesën. Kemi paguar një kontratë koncesionare për PPP-në e fiskalizimit dhe kemi pagesë vetëm për çelsat. Shpenzimi për Tetarin Kombëtar.” – tha Tabaku.

Ndërkaq ministrja Ibrahimaj nuk u përgjigj për çështjen në fjalë duke folur për ndihmën që ka parashiuar shteti për familjet e bizneset e vogla për sa i përket krizës energjitike.

“Është parashikuar një garanci sovrane prej 8 mlrd lekësh për të përballuar krizën energjetike. Çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla. Qeveria shqiptare është angazhuar fort që detyrimet e prapambetura nga viti në vit.” – tha Ibrahimaj.