Vendosni fjalën kyçe....

Mori me mashtrim “Volkswagenin” në Durrës, arrestohet 37-vjeçari


Një 37-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim për përfitim me anë të mashtrimit të një automjeti.

“Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-A. Gj., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 16.08.2021, në Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit, automjetin tip “Volkswagen” shtetasit E. S., 31 vjeç, banues në Durrës.”, jep detaje policia.

Po kështu policia ka arrestuar edhe një person tjetër.

“Specialistët e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: L. I., 22 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin. Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që dyshohej posedonte lëndë narkotike, në Shëngjin, Lezhë, kanë identifikuar dhe kanë bërë ndalimin e mjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti doza më lëndë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.”, njoftojnë efektivët.