Vendosni fjalën kyçe....

Apeli shtyn më 22 shtator vendimin për Adriatik Llallën


Apeli ka shtyrë më 22 shtator vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Llalla nuk u paraqit në seancë dhe avokati i tij tha se ai vuan nga një sëmundje dhe ndodhet në spital.

Ish-kryeprokurori u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 2 vite burg për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Llallës iu ndalua po ashtu që për 5 vite të mos kryejë asnjë funksion publik. Prokurorët e dërguan në Apel.

22 mijë metra katrorë tokë dhe 1 apartament në Durrës i është sekuestruar Llallës nga autoritetet.