Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqen 26 raste të reja me Covid, shteti australian rikthen për të katërtën herë karantinën për 7 milionë banorët


Shteti australian i Victoria do të hyjë në një karantinë shtatë-ditore pas shfaqjes së disa rasteve të reja me një variant më infektues të koronavirusit, duke kufizuar shtatë milionë banorët e tij.

Kryeministri i përkohshëm i shtetit James Merlino njoftoi bllokimin e ri duke u thënë gazetarëve se shpërthimi i rasteve do bëhej ‘gjithnjë e më i pakontrollueshëm’ në mungesë të veprimit ‘drastik’.

“Kemi të bëjmë me një lloj shumë infektiv të virusit, që po shpërndahet më shpejt sesa kemi regjistruar ndonjëherë.” – tha Merlino gjatë një konferencë për shtyp në kryeqytetin e shtetit, Melburn.

Kufizimet e reja vijnë pasi 26 raste të lidhura me një variant të ri të Covid-19 që u zbulua së pari në Indi, u shfaq në Victoria.

Ky është bllokimi i katërt i Victorias që kur Covid-19 u shfaq në skenën botërore në fund të vitit 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *